Sport

Dështim te Juve, shpëtimtar te Tottenham! Spurs fiton ndeshjen e çmendur, Liverpool vazhdon ngjitjen me një super Nunez

Kanë përfunduar pesë përballjet e javës së 16-të të Premier League. Liverpool fiton me shifrat 3-1 përballë Southampton.

12 Nëntor 2022, 18:23 Nga DOSJA

Dështim te Juve, shpëtimtar te Tottenham! Spurs fiton ndeshjen e

ITALI- Kanë përfunduar pesë përballjet e javës së 16-të të Premier League. Liverpool fiton me shifrat 3-1 përballë Southampton. Të gjitha golat do të shënoheshin në pjesën e parë. Fillimisht do të ishin vendasit që do të kalonin në avantazh me Firminon në minutën e 6', ndërsa miqtë do të barazonin tri minuta më vonë me Adams.

Megjithatë Nunez do të nxirrte nga telashet ekipin e Klopp, pasi sulmuesi do të realizonte dy herë në minutat 21' dhe 41'. Me këtë fitore Liverpool shkon në vendin e 6 në kuotën e 22 pikëve. Në takimet e tjera, Tottenham përmbys Leeds. Takimi zhvilluar në Londër përfundoi me shifrat 4-3.

Një përballje me ritëm dhe emocione. Sumerville në minutën e 10' do të shënonte për Leeds, ndërsa Kane do të barazonte për Tottenham. Megjithatë miqtë do të shënonin me Rodrigon në këtë pjesë të parë. Në fraksionin tjetër, Davies do të barazonte në minutën e 51', por Rodrigo dhe një herë do të kalonte Leeds në avantazh.

Kur u duke se shifrat nuk do të ndryshonin, Bentancur do të shënonte dy herë në minutat 81' dhe 83'. 29 pikë për Tottenham që ngjitet në vendin e tretë. Ndërkohë në takimet e tjera Bournemouth fitoi ndaj Everton 3-0, ndërsa West Ham ia doli të fitonte në transfertë ndaj Leicester me rezultatin 0-2.

E.Ç (Dosja.al)

premier league

Sondazh

Poll