Sport

"Adriano ka vdekur", lajmi në rrjetet sociale tërbon ish-sulmuesin e Interit: "Po ju flet fantazma..."

Lajmi është makabër, mohimi ironik. Ndodh në Brazil, ku në rrjetet sociale bëhet e ditur vdekja e ish-sulmuesit të Romës dhe Interit, Adriano.

12 Nëntor 2022, 16:59 Nga DOSJA

"Adriano ka vdekur", lajmi në rrjetet sociale tërbon

BRAZIL- Lajmi është makabër, mohimi ironik. Ndodh në Brazil, ku në rrjetet sociale bëhet e ditur vdekja e ish-sulmuesit të Romës dhe Interit, Adriano. Sipas lajmeve, Adriano ka qenë viktimë, pasi bllokoi rrugën me makinën e tij.

Por është vetë Adriano që shfaqet në profilin e tij “Adriano Imperador” për të mohuar me ironi lajmin e vdekjes së tij. “Fantazma e Adrianos po ju flet”- shkruan ish-lojtari i kombëtares braziliane. Nuk është hera e parë që ish-futbollisti detyrohet të mohojë vdekjen e tij: edhe para dy vitesh – sërish në rrjetet sociale – u njoftua vdekja e tij, e mohuar edhe me atë rast nga personi në fjalë.

E.Ç (Dosja.al)

adriano brazil

Sondazh

Poll