Sport

Premier League/ 4 ndeshje radhazi që nuk fitonte, Brentford i bën gjëmën Man.City-t në 98', Arsenal ka mundësinë e arratisjes

Manchester City bën një hap fals në shtëpi. Në javën e 15-të të Premier League, ekipi drejtuar nga Guardiola mundet nga Brentford me shifrat 1-2.

12 Nëntor 2022, 15:49 Nga DOSJA

Premier League/ 4 ndeshje radhazi që nuk fitonte, Brentford i bën

ANGLI- Manchester City bën një hap fals në shtëpi. Në javën e 15-të të Premier League, ekipi drejtuar nga Guardiola mundet nga Brentford me shifrat 1-2. Një disfatë që as nuk imagjinohej, ndikuar nga kundërshtari që në letër ishte i kalueshëm.

Toney do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 16', ndërsa Foden do të barazonte shifrat në minutën e 45' të pjesës së parë. Fraksioni i dytë foli për Manchester City-n që provoi gjithçka për të shënuar, por në minutën e 98', do të ishte sërish Toney që do të shënonte golin e dytë dhe të fitores. Një rezultat që i buzëqesh Arsenalit kryesues, pasi në rast fitoreje ndaj ëolves atëherë do të shkëputej 5 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city angli

Sondazh

Poll