Sport

E ardhmja e Guardiolës te City: “Gjithçka është nën kontroll, është perfekte”...

“Është e vështirë të gjesh atë që kam këtu si trajner”, thotë Pep, i cili e përfundon kontratën e tij me klubin, ku ka qenë për shtatë sezone, në fund të sezonit aktual.

12 Nëntor 2022, 15:00 Nga DOSJA

 

E ardhmja e Guardiolës te City: “Gjithçka është

ANGLI - Botërori do të sjellë një kohë 'pushimi' për futbollin tjetër, atë që ndalet. Pep Guardiola ka siguruar tashmë se nuk do të shkojë në Katar për të parë asnjë ndeshje dhe ka shpjeguar se si dhe ku do të ‘dridhet’ me Botërorin. “Mënyra më e mirë për të shijuar lojërat është në shtëpi me verë të kuqe”,- ka thënë ai disa javë më parë.

Tekniku mund të ketë edhe çështje të tjera për të zgjidhur gjatë kësaj periudhe. Një prej tyre mund të jetë e ardhmja e tij. Pep përfundon kontratën me Cityn në fund të këtij sezoni dhe për këtë ka folur për media këtë të premte.

“Kam thënë shumë herë që nuk flas për këtë”, siguroi ai në fillim, por më pas vazhdoi:  “Gjithçka është nën kontroll, është perfekte, vendimi do të merret së bashku me klubin në kohën që duhet. Kur të kemi kohë, kur të dy palët ta ndiejnë atë, ne do të marrim një vendim".

Në lidhje me atë që do ta motivonte atë për të zgjatur marrëdhënien e tij me Manchester Cityn, ai tha: "Argëtohu. Nuk është të fitosh gjatë gjithë kohës, ose të jesh i lumtur gjatë gjithë kohës ose të punosh ashtu siç mendon gjatë gjithë kohës. Nuk e di është për arritjet pas gjashtë apo shtatë vjetësh, por për të parë se je rehat këtu”.

Ai gjithashtu pranoi se ndihet shumë rehat në klub, ku ka qenë për shtatë sezone. “A do të kalonit kaq shumë kohë në një ekip tjetër,” pyetën ata. "Jo, nuk mendoj kështu. Është e vështirë të gjesh atë që kam këtu si trajner,"- u përgjigj Pep.

"Për të qenë trajner për një kohë të gjatë, duhet shumë mbështetje. Rezultatet ndihmojnë shumë, kjo është e pamohueshme. Në këtë botë ju pushojnë, ne e dimë këtë,"- shtoi ai.

"Në klubet e mëdha, pjesë e suksesit të trajnerit është presidenti, veçanërisht drejtori sportiv dhe të gjithë njerëzit këtu. Ka stabilitet. Prandaj mendoj se kjo mund të ndodhë vetëm në disa klube",- përfundoi Guardiola.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll