Sport

Agjentja e Haaland shokon futbollin me deklaratën 1 miliardëshe: Marrëveshja e re do të jetë më e pasura ndonjëherë!

Erling Haaland po kalon një moment fantastik te Manchester City. Sulmuesi norvegjez ka zhvilluar 18 ndeshje me ekipin anglez dhe ka realizuar 23 gola ndërsa ka asistuar në tre të tjerë.

12 Nëntor 2022, 13:46 Nga DOSJA

Agjentja e Haaland shokon futbollin me deklaratën 1 miliardëshe:

ANGLI- Erling Haaland po kalon një moment fantastik te Manchester City. Sulmuesi norvegjez ka zhvilluar 18 ndeshje me ekipin anglez dhe ka realizuar 23 gola ndërsa ka asistuar në tre të tjerë. 22-vjeçari është futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi vlera e tij në Transfermarkt ka shkuar në 170 milionë euro. Pas ndarjes nga jeta të Mino Raiola-s, Haaland menaxhohet nga Rafaela Pimenta, ish-bashkëpunëtore e Raiolas.

Menaxherja braziliane ka thënë se nuk ka parë kurrë interesim kaq të madh nga sponsorët për një futbollist, duke thënë se Haaland do të firmosë së shpejti kontratën më të shtrenjtë në histori të futbollit.

“Nuk më ka ndodhur kurrë të shoh një interes kaq të madh nga sponsorët për një futbollist. Kam 20 vite në këtë treg dhe kjo gjë ndodh për herë të parë me Haaland. Shumë shpejt do të njoftojmë një marrëveshje sponsorizimi, që do të jetë padyshim më e shtrenjta në historinë e futbollit”, tha Pimenta.

E.Ç (Dosja.al)

erling haaland manchester city

Sondazh

Poll