Sport

Rooney harron të shkuarën si shok skuadre me Ronaldon, fjalët e anglezit: "Të ulë kokën dhe mos i bëhet barrë askujt…"

Wayne Rooney sulmon Cristiano Ronaldon. Ish-ylli i United është shumë kritik ndaj lojtarit portugez, duke e qortuar me qëndrimet e gabuara brenda dhe jashtë fushës.

12 Nëntor 2022, 14:23 Nga DOSJA

Rooney harron të shkuarën si shok skuadre me Ronaldon, fjalët e

ANGLI- Wayne Rooney sulmon Cristiano Ronaldon. Ish-ylli i United është shumë kritik ndaj lojtarit portugez, duke e qortuar me qëndrimet e gabuara brenda dhe jashtë fushës. Në një transmetim televiziv, Rooney iu përgjigj kështu atyre që i kërkuan informacion në lidhje me rikthimin e Ronaldos në fushë. "Unë nuk mendoj se Manchester është përmirësuar me të. Ai ka bërë gjëra të papranueshme që nga fillimi i sezonit."

Wayne Rooney e konsideron Ronaldon "një barrë" që Manchester-i nuk mund ta përballojë në këtë kohë të ristrukturimit. Ndërsa foli edhe për punën që po bën Ten Hag në krye të skuadrës."Ai është njeriu i duhur. Ai i dha një identitet të ri skuadrës. Diçka që nuk ka ndodhur për tre ose katër vjet. Sigurisht, do të duhet pak kohë, por tashmë do të ishte e rëndësishme këtë vit për të arritur vendin e katërt dhe për t'u rikthyer në Champions League"

E.Ç (Dosja.al)

rooney angli manchester united

Sondazh

Poll