Sport

Të denjë për të synuar Kupën e Botës! Uruguai emocionon botën me prezantimin e lojtarëve, video bëhet virale

Uruguai ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të shpallur lojtarët e grumbulluar në Katar 2022.

12 Nëntor 2022, 15:30 Nga DOSJA

Të denjë për të synuar Kupën e Botës! Uruguai

URUGUAJI- Uruguai ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të shpallur lojtarët e grumbulluar në Katar 2022. Një video në Tëitter tregon muzikën epike me trajnerin Diego Alonso, i cili me një hartë të vendit, tregon rajonet nga vijnë lojtarët. Imazhet më pas kalojnë te vendasit (fëmijë, punëtorë, gra që varin rrobat) duke treguar bluzat e lojtarëve të ndryshëm.

Uruguai ndodhet në grupin H të Katarit 2022. Mes 26 të grumbulluarve ka lojtarë që kanë bërë historinë e përfaqësueses me emra si Muslera, Gimenez, Godin, Caceres, Luis Suarez dhe Cavani.

E.Ç (Dosja.al)

uruguaji kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll