Sport

Boks/ Marvin Demollari, shqiptari që po shkëlqen në Itali, 28-vjeçari shpallet kampion i peshave të lehta (video)

Marvin Demollari, boksieri i lindur në Kavajë është kampioni i ri i peshave të lehta në Itali. 28-vjeçari fitoi me pikë (97-92; 97-93; 95-95) ndaj kundërshtarit Daniel "Il Cobra" Spada.

12 Nëntor 2022, 13:26 Nga DOSJA

Boks/ Marvin Demollari, shqiptari që po shkëlqen në Itali,

ITALI- Marvin Demollari, boksieri i lindur në Kavajë është kampioni i ri i peshave të lehta në Itali. 28-vjeçari fitoi me pikë (97-92; 97-93; 95-95) ndaj kundërshtarit Daniel "Il Cobra" Spada. Një përballje ku dy sportistët boksuan në distancë të afërt për 10 raunde dhe në fund arbitri Enrico Licini ngriti krahun e Demollarit.

Sfida për titullin ishte eventi kryesor i një mbrëmjeje, të zhvilluar në PalaSantoro të Romës, në të cilën u zhvilluan edhe tre përballje të tjera. Interesant ishte fakti se në mbathjet e tij ishte si flamuri shqiptar ashtu dhe ai italian.

E.Ç (Dosja.al)

itali boks marvin demollari

Sondazh

Poll