Sport

Fitorja e 11-të radhazi për Napolin, Udinese 'ngacmon' por jo për të marrë pikë në 'Maradona'

Napoli mund 3-2 Udinesen dhe shënon fitoren e 11-të radhazi në Serie A. Kjo ishte përballja e fundit për këtë vit për t'i lënë vend Kupës së Botës.

12 Nëntor 2022, 17:41 Nga DOSJA

Fitorja e 11-të radhazi për Napolin, Udinese 'ngacmon' por

ITALI- Napoli mund 3-2 Udinesen dhe shënon fitoren e 11-të radhazi në Serie A. Kjo ishte përballja e fundit për këtë vit për t'i lënë vend Kupës së Botës. Skuadrës së Spalletit u duhej vetëm pjesa e parë për të mbyllur në një farë mënyre llogaritë. Osimhen (15') dhe Zielinski (31') do të shënonin në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Elmas shënoi të tretin për Napolin në (58'). Kur gjithçka duket e qetë, golat e Nestorovskit (79') dhe Samarxhiçit (82') mbërrijnë si rrufe në qiell të hapur, por ekipi nga Friuli u zgjua vonë dhe shifrat mbeten në 3-2.

E.Ç (Dosja.al)

napoli udinese

Sondazh

Poll