Politike

Hetimi i inceneratorëve, Kryemadhi: Klodian Zoto pagoi 2 mld lekë për 19 kompani, Rama presion prokurorisë

Reagimi i Kryemadhit vjen një ditë pasi kryeministri sulmoi Prokurorinë e Tiranës.

10 Nëntor 2022, 10:31 Nga f.g
Hetimi i inceneratorëve, Kryemadhi: Klodian Zoto pagoi 2 mld lekë
Monika Kryemadhi

TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e quajti presion për prokurorinë akuzën e kryeministrit Edi Rama që tha dje se "prokuroria e Tiranës jep letra te partia e Lekut". Gjatë një konference për shtyp ku denoncoi abuzimet që sipas saj, institucionet kanë bërë në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Kryemadhi tha se biznesmeni Klodian Zoto pagoi 2 miliard lekë për 19 kompani, që kanë kryer evazion fiskal. 

"Inceneratori i Tiranës, offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milionë dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal. Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milionë dollarë. Pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas Çanit, pra dy pensionistët që kanë marrë 1 milion dollarë. Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milionë dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre. Ndërkohë që dje Kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.
Sipas saj, Edi Rama ka bërë presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që shtoi se Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat." Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek inceneratori i Tiranës. Nuk kam asnjë thirrje për inceneratorin e Tiranës. Padia jonë kryesore për Tiranën. Argumenti mosthirrjes së Monika Kryemadhit është kjo tabelë këtu. Qytetarëve të Tiranës i'u grabitën 15 milionë dollarë. Nuk është e kollajshme të thërrasësh Erion Veliajn dhe Edi Ramën por më e pakta është të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës."-tha Kryemadhi. 

Reagimi i Kryemadhit vjen një ditë pasi kryeministri sulmoi Prokurorinë e Tiranës. Rama tha se Prokuroria nuk zbaton ligjin për të ndjekur penalisht shkelësit e ligjit, por bën rritjen e pazarit për ryshfet.

Rama tha se Prokuroria merr para dhe nuk vepron por shkresat e institucioneve i dërgon te PL, siç bëri sipas tij, në rastin me evazionin fiskal të kompanive që kryen pagesa për inceneratorët./Dosja.al

monika kryemadhi klodian zoto hetimet per inceneratoret

Sondazh

Poll