"Bllof mediatik", Kryemadhi i përgjigjet akuzave të Ramës: E ka antistres për problemet e tij, PL s'ka marrë para ruse!
Kryemadhi tha se PL nuk ka marrë asnjëherë financime ruse dhe nëse do të kishte një bazë akuza e tij, do të ishte hetuar.
TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama që tha dje në Parlament se edhe PL ka përfituar nga financimet ruse dhe ka marrë para bashkë me Partinë Demokratike. E pyetur sot nga gazetarët, Kryemadhi tha se PL nuk ka marrë asnjëherë financime ruse dhe nëse do të kishte një bazë akuza e tij, do të ishte hetuar. Kryemadhi e quajti "bllof mediatik".
Pyetje: Kryeministri tha që dhe PL ka përfituar financime ruse, Meta deklaroi se nën drejtimin e tij ishte i sigurt që s’ka marrë asnjëherë. Nën drejtimin tuaj LSI ka përfituar fonde ruse?
Monika Kryemadhi: E keni kuptuar që Rama thërret ujku ujku e cakalli bën kërdinë këtej. PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse. SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eleminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, largimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat. Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë cështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim”.
Çfarë tha Edi Rama dje? Teksa iu referua PL-së, Rama tha se "Partia e Lekut" ka marrë rubla ruse. Akuzës iu përgjigj kryetari Ilir Meta që mohoi akuzën dhe dha garanci se gjatë drejtimit të tij nuk ka asnjë përfshirje të ish-LSI në këtë çështje. /Dosja.al
Sondazh
Noka: Oficerët lënë shërbimin e marrin gomonet, të dalin në shesh kundër qeverisë së sheikut
Kuvendi TIRANË- Depiuteti dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se buxheti për v...
Zhupa thirrje shqiptarëve nga Kuvendi: Më 12 nëntor do dalim në shesh, 17 mln euro taksa ua merrni vetëm profesioneve të lira
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur se buxheti për vitin 2023 ka synim të godasë ...
Përplasja për dy statutet e Partisë Demokratike në Gjykatë, shtyhet sërish seanca
Partia Demokratike TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dhënien e një vendimi në lidhje me st...
Të shkosh me vizë në Britaninë e Madhe? Lea Ypi: Shaka! Vëllait tim dhe nënës 70-vjeçare nuk ia dhanë kurrë
Lea Ypi TIRANE- Studiuesja dhe shkrimtarja Lea Ypi ka ndarë historinë e saj personale në mënyrën sesi shteti britanik ia ka ndalua...
Akciza e birrës, Spaho: Po falimentoni kompanitë prodhuese, e gjitha për të favorizuar mikun e kryeministrit
Edmon Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se akciza që i është vendosur industrisë së birr&eum...
"Do rrisim pagat"/ Spaho: Ushtarakët e Peleshit kapen jashtë vendit me shtëpi bari, e kanë nga lumturia
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho iu përgjigj ministrit Niko Peleshi, i cili tha se pagat e ushtarakëve ...
VIDEO/ Spaho i dorëzon Manjës verifikimin e Autoritetit të Dosjeve: S'jam spiun, e di që s'do e lësh mandatin, por kërko falje publike
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka ardhur në Kuvend me shkresën e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, që v&eu...
Metaliaj: Ky është buxheti i oligarkëve, fermeri nuk mbijeton me 150 mijë lekë në muaj
Lindita Metaliaj TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se buxheti për vitin 2023 është për oligark&eum...
Peleshi: Buxheti është dyfishuar, jemi të vetmit që s'e kemi prekur çmimin e energjisë elektrike
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se Buxheti për vitin 2023 është dy...
Këlliçi: Kartonat për buxhetin i keni gati! Kreditë e buta jepen për të shitur apartamentet stokë të mafias së betonit
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi akuzoi sot maxh...
