Politike

Përplasja për dy statutet e Partisë Demokratike në Gjykatë, shtyhet sërish seanca

Seanca e radhës pritet të mbahet me 6 dhjetor, në orën 09:30. 

10 Nëntor 2022, 10:06 Nga F.M
Përplasja për dy statutet  e Partisë Demokratike në
Partia Demokratike

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dhënien e një vendimi në lidhje me statutin e Partisë Demokratike. Mësohet se këtë të enjte, Gjykata e Apelit u mblodh për të shqyrtuar ankimimim e bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Por, mungesa e avokatit Indrit Sefa, ka bërë që trupi gjykues ta shtyjë seancën. Seanca e radhës pritet të mbahet me 6 dhjetor, në orën 09:30. 

Njoftimi:

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30”.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës. Alibeaj kërkon zhbërjen vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu kreun e PD-së Sali Berisha, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Ndrës apadia tjetër, e depozituar nga gruoi i Berishës kërkon që Alibeaj të mos njihet si palë në shqyrtimin e çështjes së PD.

partia demokratike gjykata e tiranes

Sondazh

Poll