Politike

Konfiskimet e ndërtimeve pa leje, Rama SULMON Prokurorinë e Tiranës: Ka rritur pazarin, na ka ngecur sharra në gozhdë!

Ai njoftoi se sot, Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit do të njoftojë konfiskime të reja.

9 Nëntor 2022, 11:13 Nga f.g
Konfiskimet e ndërtimeve pa leje, Rama SULMON Prokurorinë e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot Prokurorinë e Tiranës se ka rritur pazarin duke marrë ryshfet dhe duke penguar punën e autoriteteve për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Gjatë fjalës sot në Kuvend, Rama tha se Prokuroria është një institucion me të cilin "qeverisë i ka ngecur sharra në gozhdë". Ai njoftoi se sot, Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit do të njoftojë konfiskime të reja.

"Ju nuk dini as kuptimin e fjalës oligark. Do rrisim penalitetin për biznesin e madh. Ndryshe nga ç'na pikturoni ju, jemi në krah të biznesit të vogël. Ne vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të atyre që ju i quani oligarkë. Nëse ata do të ishin me ne, nuk do të kishin hallin e madh që kanë sot që do të dorëzojnë metrat që kanë pa leje duke shkelur lejen. IKMT ka sot konfiskime të reja, ndërtime të bëra me qëllim fitimi. Do të rrisim penalitetin për biznesin e madh, do ti themi rri në vendin tënd, nuk e quajmë as mafioz as kriminel. Ju bëni kriminel edhe njeriun që ndërtoi gjysmën e Dubait. ça problemi i keni ju këta? Por këta duhet të mos përdorin biznesin e vogël për të shitur dhe shpërndarë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion. Pavarësisht se na ka ngecur sharra në gozhdë në prokurorinë e Tiranës që për shumë vite ka shërbyer si sportel për të rritur pazarin për të mbyllur çështjet e dërguara nga institucionet tona. Duke marrë para dhe duke çuar letrat e prokurorisë tek PD-PL, si puna e rasteve të atyre të evazionit me të vdekur, që ishin raste të dërguara nga Tatimet dhe ata jo vetëm që nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë Partisë së Lekut, që iu hodhi sa më shumë hi dhe baltë shqiptarëve"-tha Rama. /Dosja.al

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll