Politike

Të shkosh me vizë në Britaninë e Madhe? Lea Ypi: Shaka! Vëllait tim dhe nënës 70-vjeçare nuk ia dhanë kurrë

Lea Ypi thotë se për 14 vite, vëllai i saj nuk ka mundur të shkojë në Britaninë e Madhe. 

10 Nëntor 2022, 09:58 Nga f.g
Të shkosh me vizë në Britaninë e Madhe? Lea Ypi: Shaka!
Lea Ypi

TIRANE- Studiuesja dhe shkrimtarja Lea Ypi ka ndarë historinë e saj personale në mënyrën sesi shteti britanik ia ka ndaluar familjes së saj dhënien e vizës. Në një postim në rrjetet sociale, Ypi, që është angazhuar në kundërpërgjigje ndaj mediave britanike për etiketimet raciste ndaj shqiptarëve që emigrojnë me gomone atje, thotë se për 14 vite, vëllai i saj nuk ka mundur të shkojë në Britaninë e Madhe. Vetë Ypi jeton prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe. 

POSTIMI I PLOTE:

Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?) që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.

Kur aplikoi për viza, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më sepse e ka të qartë (si cdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar” është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK cdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?

Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza. Kishte qenë më parë në UK por unë vetë bëra një gabim që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigja ishte që mamaja ime “një 70 vjecare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni cdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla.

Reagimi i Ypit lidhet me debatin publik që ka nisur në Britaninë e Madhe dhe Shqipëri në lidhje me fluksin e emigrantëve që kanë hyrë në tokën britanike gjatë vitit 2022. Rreth 40 mijë emigrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli, mes tyre 12 mijë shqiptarë. Shumica prej tyre sipas autoriteteve britanike janë meshkuj dhe në gjendje të mirë fizike. Por ata nuk janë të mirëpritur në Britaninë e Madhe dhe kërkesat e tyre për azil cilësohen si të pajustifikueshme. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i dha një ndezje të fortë debatit kur tha se emigrantët po "pushtojnë" Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Edi Rama tha se këto komente janë të tepërta dhe se shqiptarët nuk janë problemi. Shumica e shqiptarëve që largohen drejt Britanisë nisen nga Tirana ose Prishtina për të shkuar në Francë nga ku nisen me gomone nga Kanali i La Manshit dhe më pas zbarkojnë në Durkin. Trafiku sipas mediave britanike zhvillohet nga kontrabandistët kurdë dhe kalimi kushton në gati 12 mijë paund./Dosja.al

shqiptaret ne britani lea ypi

Sondazh

Poll