Politike

VIDEO/ Spaho i dorëzon Manjës verifikimin e Autoritetit të Dosjeve: S'jam spiun, e di që s'do e lësh mandatin, por kërko falje publike

Spaho shkresën e la mbi tryezën e ministrit Ulsi Manja dhe tha se ai duhet t'i kërkojë ndjesë publike.

10 Nëntor 2022, 09:49 Nga F.M
VIDEO/ Spaho i dorëzon Manjës verifikimin e Autoritetit të
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka ardhur në Kuvend me shkresën e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, që vërteton se ai nuk ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Spaho shkresën e la mbi tryezën e ministrit Ulsi Manja dhe tha se ai duhet t'i kërkojë ndjesë publike.

"Shkova bëra kërkesën u verifikova, kam marrë përgjigjen këtu dhe po ia jap Ulsi Manjës, ja po ia lë këtu. Kur të vijë. I jap kopje tjetër po humbi, s'ka gjë. I kërkoj edhe diçka, se e di që nuk do ta lërë mandatin, por të më kërkojë falje publike, nëse nuk do ta bëjë, atëherë nuk do të reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Soiunët shkoni dhe gjejini tek të tjerë njerëz se i Keni këtu ish-drejtues sigurimi dhe nuk flisni. Ca të tjerë që hiqen si të përndjekur politikë por në fakt ua ka ngrënë kokën Enveri. Se kështu ngrihej në mëngjes,"- tha Spaho. 


Ç'ndodhi javën e kaluar? 

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është akuzuar gjatë seancës plenare të 6 tetorit nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithçka nisi pasi Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja debatoi në seancën e Kuvendit me deputetin demokrat Flamur Noka duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përshi në debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i kërkuar që të fliste më emra, pasi ishte ministër dhe informimin e publikut e ka për detyrë. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Manja akuzoi në debate e sipër Spahon se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Edhe më herët, deputeti ka ndarë vendimet e Autoritetit, në të cilat thuhet se ai nuk ka mbajtur asnjë funksion që ligji i ndalon të marrin funksione publike, nuk ka qënë bashkëpuntor aktiv i ish-sigurimit të shtetit dhe nuk ka asnjë të dhënë se ai është person i përfshirë në spiunazh apo terrorizëm. 

 

edmond spaho seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll