Politike

Metaliaj: Ky është buxheti i oligarkëve, fermeri nuk mbijeton me 150 mijë lekë në muaj

Ajo tha më tej se ky buxhet nuk hap tregjet, as nuk rrit ekonominë, por favorizon oligarkët. 

10 Nëntor 2022, 09:43 Nga F.M
Metaliaj: Ky është buxheti i oligarkëve, fermeri nuk mbijeton me
Lindita Metaliaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se buxheti për vitin 2023 është për oligarkët dhe jo për qytetarët. E pranishme në Kuvend, Mataliaj tha se fermerët nuk i punojnë tokat, pasi nuk kanë fitim dhe pas gjithë mundit, u mbeten vetëm 140 mijë lekë në muaj. Ajo tha më tej se ky buxhet nuk hap tregjet, as nuk rrit ekonominë, por favorizon oligarkët. 

"Qeveria rriti taksat në një kohë që jemi në një krizë. Në xhepin e fermerit po të bësh një llogari mbeten vetëm 140 mijë lekë në muaj. A mund të ushqehet familja? Në shumë raste ky fitim edhe mungon sepse ka edhe përmbytje. Kjo është arsyeja se përse tokat mbeten djerrë. Çmimi i karburantit bën që prodhimet të mbeten për një 1 stokë, ndërsa më pas i hedhin nëse nuk u janë shitur. Të rinjtë janë larguar nga shtëpitë, sikur të ishim në luftë apo në prag katastrofe., Ky buxhet që keni sjellë a e ndalon shpopullimin? Jo. A i hap tregjet? Jo dhe vetëm jo. Ky buxhet nuk është për ekonominë, është një buxhet që Edi Rama harton për klientët e tij, për oligarkët e njerëzit e tij. Gjithë këtë mund e këtë sakrificë të ndërmarrjeve ua merr Rama dhe ua jep oligarkëve të tij,"- tha Metaliaj. 

lindita metaliaj seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll