Politike

Akciza e birrës, Spaho: Po falimentoni kompanitë prodhuese, e gjitha për të favorizuar mikun e kryeministrit

Spaho i bëri thirrje qeverisë që të hiqte dorë nga goditja e shtresës së mesme dhe profesioneve të lira.

10 Nëntor 2022, 09:56 Nga F.M
Akciza  e birrës, Spaho: Po falimentoni kompanitë prodhuese, e gjitha
Edmon Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se akciza që i është vendosur industrisë së birrës po bën që të falimentojnë fabrikat në vend. Nga Kuvendi, Spaho u shpreh se në të gjitha shtetet jepen subvencione për fabrikat vendase, kurse në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. 

"Sot industria e birrës paguan akcizë 50% më shumë se minimumi që kërkon BE-ja. Në një kohë që janë rritur kostot. Të gjityhë ata që prodhojnë birra në vend, marrin subvencione, kjo gjë nuk ndodh tek ne. Ju e bëni këtë gjë vetëm për t'i dhënë prioritet një importuesi. Hiqni dorë nga goditja e shtresës së mesme, shtresa e mesme e mban këtë vend dhe profesionet e lira,"- tha Spaho ndër të tjera.

seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll