Politike

Noka: Oficerët lënë shërbimin e marrin gomonet, të dalin në shesh kundër qeverisë së sheikut

Noka e konsideroi sheik dhe ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë kundër tij më 12 nëntor. 

10 Nëntor 2022, 10:17 Nga F.M
Noka: Oficerët lënë shërbimin e marrin gomonet, të
Kuvendi

TIRANË- Depiuteti dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se buxheti për vitin 2023 është vetëm për qeverinë dhe jo për qytetarët. Ai përmendi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe tha se ky buxhet jep meë pak para për xhepat e qytetarëve, por kryeministrit i siguron një jetë luksoze. Noka pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se përse efektivët e oficerët lënë detyrën dhe marrin gomonet për tu larguar nga vendi. Ramën, Noka e konsideroi sheik dhe ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë kundër tij më 12 nëntor. 

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës: 

Ajo që u dhembi njerëzve një ditë më parë më shumë se buxheti 2023 është afera e Portit të Durrësit. Pse përjashtohet nga të gjitha taksat. Pse pikërisht aleati i Putinit ka dërguar ushtarët e tij për të qenë pjesë e kësaj afere, pse zgjidhi Rama këta individë për t'i bërë pjesë të këtij projekti. Ndaj do t'i ngelet turp, njollë në histori këtij parlamenti që e mbështet dhe voton një mega aferë kur shqiptarëve u vidhet një nga pronsat më të rëndësishme të këtij vendi dhe u jepet miqve të Lukashenkos. E dëgjuam kryeministrin e të tjerët që flasin me mburrje për dyfishimin e buxhetit, por pas këtij termi duhet të vijë dyfishimi i pagave, pensioneve, por jo, ka vetëm një zë që dyfishohet këtu, tenderat, koncensionet në ajër. Sepse qeveria e Ramës ka vendosur të dyfishojë vjedhjen, asgjë në shërbim të qytetarëve. Këtu ka vetëm një cilësi, pangopësi, pashpiërtësi. Ky buxhet është i mirë vetëm për qeveritarët dhe i keq për qytetarët. Sepse rrit vetëm shpenzimet. Çdo qeveri demokratike dhe jo klikë, kërkon dhe bën gjithçka për të rritur numrin e vendeve të punës. Jo. Këtu parashikohen udhëtime me avion privat, luksi qeveritar i pafund. Ky buxhet jep më pak para në xhepat e shqiptarëve, por varfëron popullin e gomoneve. Ky është buxheti i gomoneve, buxheti i shpopullimit të Shqipërisë. Ky është buxheti për të shpopulluar Shqipërinë sepse nga harta e investimeve është fshirëarsimi dhe investime. Do ta marrë fjalën ministri pastaj dhe duhet të thotë pse policët po ikin nga vendi e marrin gomonet? Pse oficerët braktisin shërbimin informativ. Sepseju shtrëngon rripin qeveria, kemi një kryeministër të shkëputur nga realiteti dhe më shumë se gjysma e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin., Kur varfëria ka pllakosur këmbëkryq në këtë vend, kryeministri gjen vend për të ngritur pistat e Formula 1. Shqipëria sot nuk ka kryeministër por vendin ia ka zënë sheiku i Surrelit. Nuk ka qeveri, por një oborr sheiku që i bëjnë fresk. Do të vazhdojë keq e më keq të vishet. ndaj shqiptarët të shtunën kanë një ditë për të demonstruar kundër vjedhjes së sheikut. Çdo shqiptar është i ftuar në sheshin 'Skendërbej'. Të gjithë të bashkohemi të shtunën, në orën 16:00, për interesin e Shqipërisë e të çdo shqiptaroi. Të shtunën kemi dy zgjedhje, ose ankohemi kafeve për këtë sheik, ose të derdhemi në shesh. Po vjen dita tu kthehet shqiptarëve pushteti, të gjithë për t'i dhënë leksion këtij pushteti. 

flamur noka seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll