Politike

U fut në Primaret, Alimehmeti: Më shtyu dhimbja për Tiranë, lidhja ime me PD është që në rrënjë

Ai sqaroi se prindërit e tij kanë qenë themelues, deputetë e kandidatë për deputetë në Partinë Demokratike. 

3 Nëntor 2022, 22:23 Nga F.M
U fut në Primaret, Alimehmeti: Më shtyu dhimbja për Tiranë,
Mjeku Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se arsyeja që e ka shtyrë të garojë në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën, është dhimbja për qytetatin. I ftuar në “Opinion”, Alimehmeti tha se lidhjet e tij me të djathtën janë që në rrënjë. Ai sqaroi se prindërit e tij kanë qenë themelues, deputetë e kandidatë për deputetë në Partinë Demokratike. 

“Kandidimi im vjen si pasojë e dhimbjes që ndiej sa herë kaloj në kryeqytet. I mungon një administrim qytetit, një administrim për qytetarin, një administrim i thjeshtë. Kemi nevojë për një administrator . Më vjen krejtësisht natyrshëm për të bërë detyrën që i takon këtij pozicioni. Familjarisht, prindërit e mi kanë qenë themelues, deputetë, kanidatë për deputetë në PD. Unë kam qenë në disa fushata pavarësisht që nuk e keni parë. Bindjet e mia janë thellësisht të djathta. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD sepse mbaroi emergjenca. Ky është momenti për t’u marr me puënt që na takojnë të gjithëve”, tha Alimehmeti.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

ilir alimehmeti primaret ne pd

Sondazh

Poll