Politike

Çfarë të mire i njeh Edi Ramës? Përgjigjet Berisha: Është më keq se Enver Hoxha, shpopulloi vendin

Berisha tha se sot shqiptarët po ikin. Sipas kreut të selisë Blu sot vendi ynë rënditet para Sirisë sa i përket shifrave të azilantëve në botë. Sipas tij nga viti 2014 deri në 2021, 26% e popullatës është larguar.

3 Nëntor 2022, 22:22 Nga e.k
Çfarë të mire i njeh Edi Ramës? Përgjigjet Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur se çfarë të mire i njeh kryeministrit Edi Rama në vitet e qeverisjes së tij tha se jo vetëm që nuk i njeh ndonjë të mirë por tha se është më keq se Enver Hoxha dikur. Kryedemokrati tha se ai ka hequr votën edhe brenda Partisë Socialiste. Duke folur në 'Ora News'. Berisha tha se sot shqiptarët po ikin. Sipas kreut të selisë Blu sot vendi ynë rënditet para Sirisë sa i përket shifrave të azilantëve në botë. Sipas tij nga viti 2014 deri në 2021, 26% e popullatës është larguar.

Sali BerishaKur marr dhe analizoj të zezat e mëdha që i bëri kombit ky. Po të kthehemi në vitin 1991, shqiptarët u dyndën ne eksod, sepse e pritën lirinë si njerëzit më të uritur. Shqipëria, në rrafshin ekonomik ishte në kolaps të plotë, megjithatë, më shumë shqiptarë se 1991, po ashtu edhe se sa sirianë, janë larguar nga vitit 2014 deri në 2021, 26% e popullatës.Kjo është shpopullimi më i tmerrshëm që u është bërë shqiptarëve ndonjëherë, që nuk e ka bërë as Tito dhe Millosheviçi, as lufta civile në Greqi dhe Siri. Kjo është vepra më e zezë e Ramës në historinë tonë. Një njeri që vinte në vitin ’90 se duhet të varim në çdo shtyllë ndonjë komunist, unë i thoja se duhet varë baba jonë, ai thoshte i pari të varet, ndërsa sot vendos monizmin. Unë e kam vlerësuar Fatos Nanon kur e anëtarësoi PS-në në internacionale. Rama i hoqi të gjitha dhe vendosi në mënyrë identike sikurse ka qenë në kohën e Enver Hoxhës.

sali berisha

Sondazh

Poll