Politike

Von Der Leyen: Ndjej një erë ndryshimesh që po e përshkon Europën, miqtë tanë të jenë brenda BE

efja e KE-së tha se BE dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt pjesë e unionit.

3 Nëntor 2022, 14:56 Nga k.m e.k
Von Der Leyen: Ndjej një erë ndryshimesh që po e përshkon
Ursula von der Leyen

BERLIN- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh se për shkak të zhillimeve gjeopolitike të ndodhura po ndjehet një erë ndryshimesh në Bashkimin Europian. Shefja e KE-së tha se BE dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt pjesë e unionit.

"Kur bëhet fjalë për afate procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita. Mund të ndodhë që moszbatimi i reformave të sjellë ngadalësim të procesit. Ndjej një erë ndryshimesh që po e përshkon Europën, për shkak të situatës gjeopolitike. Duhet që ta nxisim sa më parë, se ne duam që miqtë tanë të jenë brenda Bashkimit Europian", tha Von der Leyen.

procesi i berlinit ursula von der leyen

Sondazh

Poll