Politike

Procesi i Berlinit, Scholz: Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon

Olaf Scholz theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

3 Nëntor 2022, 14:25 Nga k.m.
Procesi i Berlinit, Scholz: Këto 3 marrëveshje do
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Në një konferencë për mediat pas takimit dhe nënshtrimit të marrëveshjeve, Scholz theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon. Sa i përket fushës energjitike është rëndë dakord që të punohet edhe më shumë. Edhe gjithashtu t'i ndihmojmë për krizën e energjitikës. Gjermania do të japë hua deri në 200 milonë për të ngushtuar tranzicionin dhe energjinë e gjelbër. Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njerëzit, kjo është fakt. Flitet për rrugë të reja, marrëdhënie të reja. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Sa i përket energjisë një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku,"- tha Scholz.

olaf scholz procesi i berlinit

Sondazh

Poll