Politike

'Po na pushtojnë shqiptarët'/ Rama nuk u ndahet, sulmon sërish Anglinë: Britmë nga çmendina, të vijnë në Gjermani dhe të ndeqin problemet

Kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë.

3 Nëntor 2022, 14:48 Nga k.m.
'Po na pushtojnë shqiptarët'/ Rama nuk u ndahet, sulmon
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ka reaguar sërish për retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë. Madje me ironi tha se britanikët duhet që të shkojnë në Gjermani për të marrë mësime sesi duhen trajtuar emigrantët. 

"Njerëz nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova asnjë politikan që të thotë që shqiptarët janë kriminelë. Por pashë një qeveri trajtoi çështjen me respekt duke e radhitur në vendet e origjinës së sigurt dhe duke i dhënë fund trazisë së atij momenti në mënyrën më dinjitoze dhe perfekte. Në vend që të ndizej një politikë gangsterësh, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani dhe të ndeqin problemet e tyre. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë janë të ligjshëm. Nëse ka probleme në kanal le të përgjigjen e ta zgjidhin. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë. Por nuk e pranojmë këtë retorikë. Janë 140 mijë persona. Këta persona Gjermania është numër që nuk e llogariste fare si të lartë. Kur vjen puna për kriminelët shifrat flasin për më pak se 1%. Të shënjestros një komunitet nuk tingëllon si diçka britanike por si një britmë nga një çmendinë,"-tha Edi Rama.

edi rama procesi i berlinit

Sondazh

Poll