Politike

"Tregu i përbashkët rajonal tashmë një realitet", Michel përgëzon firmosjen e 3 marrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin mbështetjen e plotë të BE në sektorin e energjisë.

3 Nëntor 2022, 14:39 Nga d.a.
"Tregu i përbashkët rajonal tashmë një realitet",
Lideret e BE dhe Ballkanit

GJERMANI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin mbështetjen e plotë të BE në sektorin e energjisë.

"Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor gjithashtu mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride."- shkruan Michel.

Ditën e sotme, në Berlin po mbahet Samiti i Berlinit. Në kancelarinë Federale, kancelari Olaf Scholz ka pritur që në orën 09:00, kryeministrin Edi Rama dhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Liderët do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Scholz u shpreh se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë besim tek Europa, ndërsa theksoi se BE është e plotë vetëm më Ballkanin Perëndimor. Në Samit pjesmarrës janë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. 

procesi i berlinit charles michel

Sondazh

Poll