Politike

Rama jep lajmin: Samiti i radhës i Berlinit, do mbahet në Tiranë! Von der Leyen s'erdhi me fjalë të bukura

Edi Rama tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë.

3 Nëntor 2022, 14:34 Nga k.m.
Rama jep lajmin: Samiti i radhës i Berlinit, do mbahet në Tiranë!
Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen

TIRANË- Kryeministri Rama tha nga Brukseli sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë, por gjithashtu shtoi se herën e ardhshme që do të mbahej Samiti, mikpritëse do të ishte Shqipëria, ndryshe nga Berlini ku u mblodhën sot. 

“Do të shfrytëzojmë çdo lloj mundësie që të jemi sa më pranë. Të gjithë nga rajoni ishin të kënaqur që ishin këtu sot. 8 vite pasi nisi procesi i Berlinit. Angela Merkel kishte të drejtë kur tha se nëse kemi një Ballkan të bashkuar, sekreti publik është procesi i Berlinit. Kur erdhëm për të herë të parë nuk ishim takuar për shekuj, kurse tani është ndryshe. Falenderoj Scholz për mikpritjen dhe bukën e shkëlqyer gjermane. Por edhe që më besoi se samiti i ardhshëm i Berlinit do të jetë në Tiranë. Tani do të shohim ecurinë në një samit tjetër. E ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë dhe nuk jemi vetëm. Pak ditë më parë, Von der Leyen. Nuk solli me vete vetëm fjalë të bukura, por mbështetje të rëndësishme financiare për ta filluar dhe që nuk është e fundit. Është dhe ka lidhje me një ndërlidhje të rajonit me Europën dhe të Europës me rajonin. Sot ne po përballemi me sigurinë kibernetike. Duam t'i shohim gjërat që ecin në drejtimin e duhur,"-tha Rama ndër të tjera.

edi rama olaf scholz ursula von der leyen procesi i berlinit

Sondazh

Poll