Politike

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Scholz e konfirmon: Duhet arritur një marrëveshje, ne po bëjmë të pamundurën

Scholz e ka konfirmuar planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për këtë plan.

3 Nëntor 2022, 14:37 Nga k.m.
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Scholz e konfirmon: Duhet arritur
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Scholz e ka konfirmuar planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për këtë plan.

PJESË NGA KONFERENCA:

Gazetarja: Ka gjëra që duhen zgjidhur në BP. Gjermania dhe Franca kanë hedhur në tryezë propozimin për të zgjidhur cështjen e Kosovës dhe Serbisë, kur prisni që kjo të ndodhë?

Scholz: Konfliktet dy palëshe që ekzistojnë duhen zgjidhur, është gjë e mirë, kemi bërë progres të konsiderueshëm. është folur për një takim të suksesshëm. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës, duhet arritur një marrëveshje, ne po bëjmë të pamundurën që ta realizojmë një gjë të tillë. Shpresoj që të arrijmë që të ecet përpara dhe të arrihet një mirëkuptim. Shpresoj që shumë shpejt të shikojmë rezultat. 

olaf scholz procesi i berlinit

Sondazh

Poll