3 Nëntor 2022, 14:35
Nga d.a.
Sunak
BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani.
Me anë të zëdhënëses së tij, Sunak u shpreh se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve, pasi Rama tha se Britania po e bën 'kurban' të vendit të tij.
Edi Rama kritikoi sot komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po synonte në mënyrë të rreme shqiptarët "si shkaku i krimit të saj dhe problemeve kufitare".
"Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë," u tha zëdhënësja gazetarëve.
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bëri një sulm të hapur ndaj zonjës Braverman, duke i bërë thirrje asaj të ndalojë 'diskriminimin' ndaj shqiptarëve për të 'arsyetuar dështimet e politikave'. Duke shkruar në Twitter, Rama bëri thirrje për 'respekt të ndërsjellë' teksa goditi 'retorikën e çmendur' për dështimin e politikave që ka zgjedhur qeveria britanike. Rama argumentoi se 70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi dhe ata 'punojnë shumë dhe paguajnë taksa.
rishi sunak edi rama emigrantet shqiptare ne angli
Politike
3 Nëntor 2022, 14:39
d.a.
Lideret e BE dhe Ballkanit
GJERMANI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e Ballkanit Perëndimor p...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:34
k.m.
Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen
TIRANË- Kryeministri Rama tha nga Brukseli sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:25
A.B
Ursula Von Der Leyen
BERLIN- Presidentja e Këshillit Europian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se KE do të japë një paketë ndihm...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:25
k.m.
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënsh...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:07
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku ditën e sotme çështjen e largimit të të rinj...
Politike
3 Nëntor 2022, 14:07
k.m.
Yuri Kim dhe Arben Kraja
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar sot për të zhvilluar një takim me kreu...
Politike
3 Nëntor 2022, 13:48
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se kë ka më favorit nga kandidatët e...
Politike
3 Nëntor 2022, 13:44
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një konfer...
Politike
3 Nëntor 2022, 12:52
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, se në vitin...
Politike
3 Nëntor 2022, 12:38
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, bëri ditën e sotme një deklarate të fortë në K...