Politike

Mbyllet konferenca, kancelari Scholz merr "veçmas" Ramën: Po deshe, do i tregoj një foto Von der Leyen, eja!

Por pas përfundimit të "detyrimit", Scholz shkoi pranë me kryeministrin dhe i bëri një propozim që ndoshta Rama nuk e priste. 

3 Nëntor 2022, 14:56 Nga k.m.
Mbyllet konferenca, kancelari Scholz merr "veçmas" Ramën:
Pamje nga konferenca e sotme

BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dolën në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së samitit të Procesit të Berlinit. Por pas përfundimit të "detyrimit", Scholz shkoi pranë me kryeministrin dhe i bëri një propozim që ndoshta Rama nuk e priste. 

Olaf Scholz: Po deshe, do i tregoj një foto *tregon me gisht nga Von der Leyen, eja me mua. 

Sot në Gjermani po mbahet Samiti i Berlinit. Liderët e rajonit të Ballkanit nënshkruan tre marrëveshje, që kanë lidhje me njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Scholz u shpreh se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë besim tek Europa, ndërsa theksoi se BE është e plotë vetëm më Ballkanin Perëndimor. 

procesi i berlinit

Sondazh

Poll