Politike

Von Der Leyen: KE jep 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor, 500 mln euro në janar

Presidentja e KE tha se kjo paketë do të miratohet në muajin dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në janar. 

3 Nëntor 2022, 14:25 Nga A.B
Von Der Leyen: KE jep 1 mld euro mbështetje për Ballkanin
Ursula Von Der Leyen

BERLIN- Presidentja e Këshillit Europian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se KE do të japë një paketë ndihme prej 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama, Presidentja e KE tha se kjo paketë do të miratohet në muajin dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në janar. 

'Synimi ynë është shumë i qartë për të sjellë partnerët sa më pranë të jetë e mundur. Komisioni e ka vendosur sërish në tryezë e kemi bërë marrëveshje për një metodikë të re zgjerimi. Më pas kemi hedhur në tryezë një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardë investime ekonomike. Patëm konferencën e parë ndërqeveritare me Malin e Zi  dhe këtë vit jemi të lumtur që do e zhvillojmë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ky përparim erdhi për shkak të progresit që bënë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në procesin e Berlinit objektivi është që të zhvillohet integrimi ynë ekonomik. Ne e dimë që investimet tona në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për paqen e prosperitetin e Evropës.  Siç tha kancelari jemi të përbashkët sa i përket asnjanësisë klimatike deri në 2030, është e rëndësishme të sinkronizojmë hapat tona e të mbajmë nën kontroll çmimet. Kjo krizë e pashembullt kërkon hapa të pashembullt dhe kam kënaqësinë që Komisioni do të japë 1 mld euro në grante si një mbështetje e menjëhershme financiare. Kjo do të miratohet në dhjetor e do të vihet në dispozicion në janar. Do të ndahen në dy pjesë ku 500-shja e dytë do të vendoset në dispozicion për infrastrukturën energjike. Përveç kësaj do të forcojmë lehtësinë e furnizimit, që në momentin kur dikush të jetë me probleme të marrë solidaritetin tonë të menjëhershëm. Integrimi rajonal është zhvillimi i tregut të përbashkët, hap themelor.'- u shpreh ajo.

procesi i berlinit ursula von der leyen

Sondazh

Poll