Politike

'Po rrezikojnë jetën me gomone'/ Meta: Për çdo 1 mijë banorë, aplikojnë për azil 5 nga Shqipëria

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se qytetarët ndihen të pasigurtë në Shqipëri, ndaj zgjedhin që të largohen drejt Britanisë duke vënë jetën në rrezik, pasi zgjedhin të marrin gomonet.

3 Nëntor 2022, 14:07 Nga A.B
'Po rrezikojnë jetën me gomone'/ Meta: Për çdo 1
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku ditën e sotme çështjen e largimit të të rinjve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Ai u shpreh se qytetarët ndihen të pasigurtë në Shqipëri, ndaj zgjedhin që të largohen drejt Britanisë duke vënë jetën në rrezik, pasi zgjedhin të marrin gomonet. Ai shton se për çdo 1 mijë banorë, aplikojnë për azil 5 nga Shqipëria, shifër kjo më e lartë se për vendet e tjera.

'Të pasigurt të pambrojtur të përjashtuar nga çdo ndihmë sociale qytetarët marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Britaninë e Madhe apo në Evropë. Është e papranueshme që vendi ynë për 1 mijë banorë të lejë pas vendet që janë në konflikt apo luftë për sa i përket kërkesave për azil. Për çdo 1 mijë banorë aplikojnë për azil 5 nga Shqipëria, nga Siria 2.5 nga Gjeorgjia 3.9. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit situata është më keq. Gati 8 herë më pak se Kosova dhe 20 e ca herë nga Bosnja. Janë 137 udhëtimet me charterin luksoz që i kanë marrë mendjen Edi Ramës dhe i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll