Politike

Procesi i Berlinit, firmosen marrëveshjet nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

3 Nëntor 2022, 12:23 Nga k.m.
Procesi i Berlinit, firmosen marrëveshjet nga krerët e vendeve të
Pamje nga marrëveshja e nënshkruar

BERLIN- 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur këtë të enjte 3 marrëveshje të ndryshme si pjesë e samitit të “Procesit të Berlinit”. Bëhet fjalë për marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA

Procesi i Berlinit, firmosen marrëveshjet nga krerët e vendeve të
Pamje nga marrëveshja e nënshkruar

-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor: Pas nënshkrimit, mund të lëvizet vetëm me karta identiteti brenda rajonit. Aktualisht Shqipëria e ka këtë marrëveshje vetëm me 3 vendet që bëjnë pjesë në Ballkanin e Hapur, por tashmë kjo lëvizje do të mundësohet vetëm me karta identiteti edhe në 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

-Punësimi i profesioneve të lira: Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore. Marrëveshja e tretë ka bëjë me profesionet që janë kategorizuar si profesione të lira. Pas marrëveshjes, kjo kategori profesionistësh do të mund të punësohet lehtësisht në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.

procesi i berlinit

Sondazh

Poll