Politike

Buxheti/ Sigurimi i jetës së anëtarëve të KPA, Bylykbashi: Nuk kemi vend për luks. Shtylla: Anëtarët marrin kërcënime

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se vendi nuk ka hapësirë për shpenzime luksi. 

3 Nëntor 2022, 11:02 Nga A.B
Buxheti/ Sigurimi i jetës së anëtarëve të KPA,
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e ligjeve janë zhvilluar disa seanca për buxhetin e vitit 2023. Në komision u bë dëgjesë me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Përfaqësuesja e KPA-së, Albana Shtylla e cila bëri një përmbledhje të projektbuxhetit paraprak. Pas përfundimit të fjalës së Shtyllës, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se sigurimi i jetës dhe shëndetit është shpenzim luksi në këtë kohë krize, ndërsa sipas tij nuk është aq e nevojshme pasi deri më tani nuk ka pasur ansjë rast të publikuar se anëtareve të KPA iu rrezikohet jeta.

Kjo u kundërshtua nga kryetarja e KPA, e cila tha se sigurimi i jetës dhe shëndetit për anëtarët e KPA është një e drejtë e garantuar me ligj, e se është e domosdoshme pasi në disa raste kanë marrë kërcënime. 

REPLIKAT:

Albana Shtylla: Buxheti i KPA për 2022 është 197 milionë lekë, këtu ka të përfshirë shpenzimet e personelit dhe sipas buxhetit paraprak, kjo vlerë është në shumën 186.8 mln lekë. Ka dhe për mallra e shpërbime dhe për ato kapitale. Këto vlera nuk i përgjigjen parashikimeve dhe shpenzimeve. Ne kemi një strukturë prej 57 personash.

Oerd Bylykbashi: Vend për luks nuk kemi, një shpenzim i tillë është luks, në dijeninë time nuk ka pasur asnjë moment që ka cënuar dy trupat, a gjykoni që është e nevojshme që këto para të hiqen dhe të shfrytëzohen për gjëra të tjera.Kjo vlen dhe për KPK.

Albana Shtylla: Ka një parashikim në ligj, ku deputet kur kanë miratuar ligjin kanë vlerësuar që duhet të ketë një trajtim të tillë. Zbatimi i ligjit duhet të burojë nga ligjvënësit dhe më pas të organet. Jemi të detyruar të zbatojmë ligjin, vlera për 7 mln lekë viti për të gjithë personelin. Duke dashur të mbroj një të dhënë personale, më besoni që ka patur dhe vazhdon të ketë në mënyrë të vazhdueshme. Ligji nuk ka paraparë cenim jete, ka parë edhe çështje të shëndetit. Ka patur dhe ka në mënyrë të vazhdueshme, është e nevojshme që të jenë të qetë, në drejtim të shpenzimeve për shëndetin dhe jetën e tyre nëse kryen një punë me devotshmëri.

komisioni i ligjeve albana shtylla

Sondazh

Poll