Politike

Irritohet Tabaku, ndërpret fjalën: Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, unë po ju shoh

Tabaku ndërpreu fjalën e saj duke i tërhequr vëmendje ministres për të qeshurën në komision duke e cilësuar këtë një shkelje etike.

3 Nëntor 2022, 11:37 Nga A.B
Irritohet Tabaku, ndërpret fjalën: Nuk ka asgjë për të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendjen ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimajt, teksa ishte duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku ndërpreu fjalën e saj duke i tërhequr vëmendje ministres për të qeshurën në komision duke e cilësuar këtë një shkelje etike.

DEBATI:

Jorida Tabaku: Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, po unë po ju shoh se këtu përballë jemi. Nëse ju bën për të qeshur fakti se nga 1.9 % është 3.3% e produktit të brendshëm bruto, pagesat e interesit janë sa fondi i arsimit, më duket papërgjegjshmëri. 

Delina Ibrahimaj: Unë po ju dëgjoj me vëmendje.

Eduart Shalsi: Nuk mu duk se po qeshte, po për të gjithë kërkoj që të ruani etikën. Dhe un mund të bëj provokime por nuk besoj se i vlen debatit.

jorida tabaku

Sondazh

Poll