Politike

Kurti në Procesit të Berlinit, hyn me dokumente në dorë, shkon dhe ulet pranë Ramës (SHKEMBEJNË BUZËQESHJE)

I qeshur, kryeministri Kurti shkoi edhe u ul pranë homologut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili me priti me buzëqeshje gjithashtu. 

3 Nëntor 2022, 10:32 Nga k.m.
Kurti në Procesit të Berlinit, hyn me dokumente në dorë,
Pamje nga takimi në Berlin

BERLIN- Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Kurti u fut në sallën ku po mbahet takimi me duart plot me dokumente. I qeshur, kryeministri Kurti shkoi edhe u ul pranë homologut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili me priti me buzëqeshje gjithashtu. 

Kurti në Procesit të Berlinit, hyn me dokumente në dorë,
Pamje nga takimi në Berlin

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Ndërsa, Kurti do të takohet me kancelarin gjerman Scholz, të cilit do t'i bëjë me dije se përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshje që synohet të arrihet me Serbinë.

edi rama procesi i berlinit

Sondazh

Poll