Politike

Brnabiç injoron Albin Kurtin në procesin e Berlinit, i jep dorën vetëm Ramës, kryeministri qesh (VIDEO)

E në një moment, Ramës i shkon pranë për ta takuar homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, e cila eci përreth tavolinës së rrumbullakët dhe i dha dorën Ramës, por jo Albin Kurtit. 

3 Nëntor 2022, 10:58 Nga k.m.
Brnabiç injoron Albin Kurtin në procesin e Berlinit, i jep
Edi Rama dhe Ana Brnabiç

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Rama janë ulur bashkë më tryezën ku po diskutohet për Procesin e Berlinit, ku edhe janë takuar me homologët e tyre. Por jo të gjithë. Kurti hyri në sallën ku po mbahet ky samit dhe u ul pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. E në një moment, Ramës i shkon pranë për ta takuar homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, e cila eci përreth tavolinës së rrumbullakët dhe i dha dorën Ramës, por jo Albin Kurtit. 


Pasi u përshëndet me presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel, Brnabiç e preku në sup Ramën, i cili se kishte mendjen fare dhe i dha dorën, ndërkohë që Kurtin e injoroi tërësisht. Pasi ajo iku, Rama nisi dhe po qeshte me kryeministrin Kurti, me siguri duke komentuar largimin dhe injorimin e serbes. Por nuk dallohet dot se çfarë po komentojnë. 

edi rama ana brnabiç procesi i berlinit

Sondazh

Poll