Politike

"O Abaz!"/ Rama dhe Kurti 'meken' së qeshuri, ngacmojnë me fjalë kryeministrin e Malit të Zi (VD)

Megjithatë, sot atje nuk janë të vetmit shqiptarë, pasi edhe sot nuk mungon homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Para nisjes së takimit, kur të gjithë po takoheshin, Rama i thërriti shqiptarit tjetër, e pas e ndoqi edhe Kurti.

3 Nëntor 2022, 11:09 Nga k.m.
"O Abaz!"/ Rama dhe Kurti 'meken' së qeshuri,
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama janë ulur krah njëri-tjetrit në tryezën e rrumbullakët ku edhe po zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Megjithatë, sot atje nuk janë të vetmit shqiptarë, pasi edhe sot nuk mungon homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Para nisjes së takimit, kur të gjithë po takoheshin, Rama i thërriti shqiptarit tjetër, e pas e ndoqi edhe Kurti.

Nga vendi i thërritën: O Abaz!, ndërsa filluan që të qeshnin me njëri-tjetrin pa u shqetësuar.

Mesa duket edhe Abazoviç e ka pritur mirë batutën e tyre, pasi në sfond dëgjon të qeshura.

edi rama procesi i berlinit

Sondazh

Poll