Politike

Procesi i Berlinit, Borrell takohet "kokë më kokë" me Kurtin: Tensionet në Veri janë të papranueshme

Pamjet i kanë postuar vetë Borrel dhe Lajçak në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë edhe mesazhe nga diskutimet gjatë takimit.

3 Nëntor 2022, 10:01 Nga k.m.
Procesi i Berlinit, Borrell takohet "kokë më kokë" me
Josep Borrell dhe Albin Kurti

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Berlin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Pamjet i kanë postuar vetë Borrel dhe Lajçak në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë edhe mesazhe nga diskutimet gjatë takimit. Sipas Zyrës së Kryeministrit, çështje diskutimi i këtyre takimeve ishin edhe elementet e kornizës së marrëveshjes Kosovë-Serbi por edhe tensionet e fundit në Veri të Kosovës.

"I gëzuar që takova kryeministrin Albin Kurti përpara nisjes së Procesit të Berlinit. U diskutua për situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e makinave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizimin,"- shkruan Josep Borrell.

josep borrell albin kurti procesi i berlinit

Sondazh

Poll