Politike

'E dëgjova gabim, borxhi publik është me ulje?', Braçe pyet ministren: Kompanitë energjitike i kanë detyrime shtetit?

Braçe parashtroi disa pyetje që lidhen me buxhetin dhe me detyrimet që mund t'i kenë shtetit kompanitë energjitike. 

3 Nëntor 2022, 11:41 Nga A.B
'E dëgjova gabim, borxhi publik është me ulje?',
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi të dinte nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj se nëse borxhi publik është ulur. Gjatë komisionit të Ekonomisë, Braçe parashtroi disa pyetje që lidhen me buxhetin dhe me detyrimet që mund t'i kenë shtetit kompanitë energjitike. 

'E dëgjova unë gabim apo deficiti buxhetor vjen në ulje në këtë vit? Sa është dhe sa është ulja? E dëgjova unë gabim apo borxhi është me ulje? Dëgjova sikur thatë se kemi likuiditet, sa kemi për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Po ngrihet shqetësimi mes kompanive energjitike,detyrimet kontabilizohen në buxhet apo janë detyrime mes kompanive që i nënshtrohen ligjit? Ose më qartë, këto kompani i kanë detyrime buxhetit të shtetit dhe a janë detyrime që janë brenda apo jashtë detyrimeve që kompanitë i kanë njëra tjetrës? '- u shpreh Braçe.

erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll