Politike

Nis punimet Samiti i Procesit të Berlinit, zbardhet axhenda, konferenca Scholz-Von der Leyen-Rama në mesditë (TEMAT)

Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u mblodhën sot në Berlin për të nënshkruar 3 marrëveshje.

3 Nëntor 2022, 09:50 Nga a.l
Nis punimet Samiti i Procesit të Berlinit, zbardhet axhenda, konferenca
Foto ilustruese

GJERMANI- Është zbardhur axhenda e Samitit të Procesit të Berlinit, që ka nisur punimet paraditen e të enjtes. Fjala hapëse i takoi kancelarit gjerman Olaf Scholz. Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u mblodhën sot në Berlin për të nënshkruar 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Axhenda parashikon edhe një konferencë të përbashkët mes kancelarit gjerman, presidentes së KE dhe kryeministrit Edi Rama. 

Axhenda, E enjte, 3 nëntor
Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit./Dosja.al 

samiti i procesit te berlinit rama ne gjermani

Sondazh

Poll