Politike

‘Borxhi publik’/ Raportimi te Ekonomia, Ibrahimaj: Në 2023 do zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto

Ministrja u shpreh se borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti.

3 Nëntor 2022, 11:56 Nga A.B
‘Borxhi publik’/ Raportimi te Ekonomia, Ibrahimaj: Në 2023 do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e shtetit. Ajo u shpreh se borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Po ashtu, ministrja shtoi se në vitin 2023, borxhi publik do të zbresë në nivelin 67.5%.

“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhet të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh I brendshëm dhe 48.7% I jashtëm. Në vitin 2022, ka pësuar ulja nga fundi i 2021, i cili vlerësohej 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Borxhi afatshkurtër, 15.6% të totalit, 84.4% borxhi afatgjatë. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit. Objektiv rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, përmirësim, nga 2021, kur ishte 739 ditë”,  tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll