Sport

"Tani do i marrim gjërat me forcë!" Dalin përgjimet, kështu i kërcënonte Boiocchi drejtuesit e Interit

Te Inter, çështja Boiocchi dhe ajo që ndodhi në 'Curva Nord' gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Sampdorias, vazhdon të diskutohet.

2 Nëntor 2022, 15:54 Nga DOSJA

"Tani do i marrim gjërat me forcë!" Dalin përgjimet,

MILANO- Te Inter, çështja Boiocchi dhe ajo që ndodhi në 'Curva Nord' gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Sampdorias, vazhdon të diskutohet. Ndërkohë që Prokuroria ka identifikuar një duzinë ultrasish, fajtorë për “shkaktimin e daljes së detyruar” të tifozëve në unazën e dytë të gjelbër, zbulohen përgjime në lidhje me ish-kreun e tifozëve të vrarë mbrëmjen e së shtunës në Milano.

“Tani të ndryshojmë taktikat, tani do t’i marrim gjërat me forcë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, i bërtiti Boiocchi në telefon një menaxheri të Interit, i cili nuk e kishte njoftuar për mbërritjen e Ashley Young në aeroport.

Përgjimi u publikua nga Corriere della Sera dhe është pjesë e hetimit të Prokurorisë Publike të Milanos në lidhje me katër drejtues. Për ta u hipotezua krimi i konspiracionit, duke supozuar një bashkëpunim me shefat ultras. E gjitha bëhej për bileta me zbritje dhe shitje me rritje cmimi më pas.

Hetim më pas i mbyllur, duke i konsideruar vetë drejtuesit si viktima të “sjelljes kërcënuese dhe zhvatëse të kryetifozëve”. I njëjti menaxher që ishte protagonisti i telefonatës në janar 2020, raportoi se ishte nën presionin psikologjik të Boiocchi-t dhe kishte frikë nga sjelljet si thirrjet ofenduese, hedhja e monedhave dhe ndezja e mjeteve piroteknike, që do të kishin sjellë dëm ekonomik për klubin zikaltër.

E.Ç (Dosja.al)

inter ultrasit boiocchi

Sondazh

Poll