Sport

Rangers është skuadra më e keqe në historinë e Champions League, një rekord i tillë nuk është parë në 30 vjet

Ndoshta askush nuk do ta priste një Champions League të luajtur në këtë mënyrë nga Rangers.

2 Nëntor 2022, 12:49 Nga DOSJA

Rangers është skuadra më e keqe në historinë e

SKOCI-Ndoshta askush nuk do ta priste një Champions League të luajtur në këtë mënyrë nga Rangers. Skuadra drejtuar nga Giovanni van Bronckhorst për fat të keq nuk ishte në nivelin e duhur. Humbja 3-1 ndaj Ajax në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ndoshta ishte një dënim shumë i rëndë për stemën e klubit.

Rangers ka përfunduar me zero pikë në gjashtë ndeshje  me një golavarazh -20. 2 gola të shënuar dhe 22 të pësuar. Ky është rezultati më i keq në historinë e Champions League nga një klub që kur UEFA ndryshoi emrin dhe formatin e turneut kontinental në vitin 1992.

Viktoria Plzen mund ta kishte shpëtuar Rangers nëse do të humbiste me dy gola më shumë se Rangers në ndeshjen kundër Barcelonës që përfundoi 4-2. Çekët e përfunduan fazën e grupeve me zero pikë dhe një golavarazh prej -19.Një kapitull që skocezët duan ta hedhin menjëherë pas për të rifilluar rritjen e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

rangers champions league

Sondazh

Poll