Sport

“Do isha në spital tani”, prekja e topit me dorë e Mane-s, sulmuesi i Bayern Munich: “Po të mos kisha…”

Bayern Munich mposhti 2-0 Interin, në raundin e fundit të grupeve të Champions League duke qenë skuadra e vetme që merr pikë të plota në fazën e grupeve.

2 Nëntor 2022, 12:42 Nga DOSJA

“Do isha në spital tani”, prekja e topit me dorë e Mane-s,

ITALI-Bayern Munich mposhti 2-0 Interin, në raundin e fundit të grupeve të Champions League duke qenë skuadra e vetme që merr pikë të plota në fazën e grupeve. Megjithatë zikaltrit kanë pretendimet e tyre sa i përket gjykimit.

Rasti i Mane-s ka bërë zhurmë në mediat italiane. Barella godet fort dhe topi po shkonte drejt portës, por sulmuesi senegalez ngriti duart për t’u mbrojtur. Arbitri kryesor shkoi pranë VAR për të parë këtë moment, dhe në fund vendosi të vazhdonte lojën.

Në përfundim të ndeshjes, ish-sulmuesi i Liverpool do të shprehej: “ Po të mos kisha ngritur duart, tani do të kisha përfunduar në spital. Nuk ishte penallti”.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich inter mane

Sondazh

Poll