Sport

Shorti i fazës së 1/16-ave të Champions League, skuadrat e kualifikuara dhe vazot...

Mbetet të shihet sonte, se kush do të jenë skuadrat e fundit, që do të kualifikohen për në fazën e dytë me eliminim

2 Nëntor 2022, 13:49 Nga DOSJA

Shorti i fazës së 1/16-ave të Champions League, skuadrat e

ZVICER - Dhe pak dhe do të dihet, se cilat janë skuadrat që do të luajnë në 1/16 e këtij edicioni të Champions League. Pas të martës, sonte do të mësohen emrat e skuadrave të fundit që do të kualifikohen në turin tjetër, pasi të përfundojë dita e fundit e fazës së grupeve.

Real Madrid, kampioni në fuqi, është i vetmi ekip spanjoll, që është kualifikuar në raundin e 16-të, pasi  Sevilla, FC Barcelona dhe Atlético Madrid u eliminuan matematikisht javën e kaluar. Ndërkohë sonte ka skuadra që luajnë për t’u kualifikuar. Aktualisht janë 14 skuadra që e kanë siguruar të drejtën për në fazën eliminatore të 1/16-ave dhe ato janë:

Spanjë: Real Madrid.

Anglia: Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Manchester City.

Itali: Napoli dhe Inter.

Gjermani: Bayern, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund.

Francë: PSG .

Belgjikë: Bruges .

Portugali: Porto dhe Benfica.

Në Grupin F, mbetet për t'u parë se cila skuadër ndërmjet Shakhtarit dhe RB Leipzig do të kualifikohet dhe cila skuadër nga Grupi E, midis Milanit dhe Salzburgut, do ta shoqërojë Chelsean.

Skuadrat e kualifikuara, do të ndahen në dy vazo, spas kësaj renditjeje:

Vazo 1: Napoli (ITA), Porto (POR), Bayern Munich (GER), Tottenham (ANG), Chelsea (ANG), Manchester City (ANG)

Vazo 2: Liverpool (ANG), Bruges (BEL), Inter (ITA), Eintracht Frankfurt (GER), Borussia Dortmund (GER)

Mbetet për t'u parë nëse Real Madrid, PSG apo Benfica janë të parët apo të dytët në grup, përveç dy vendeve që mbeten për t'u plotësuar: në grupin F, Shakhtar apo Leipzig do të luajnë një vend në raundin e dytë, si dhe në grupin E, ku Milani dhe Sazburgu, do të luftojnë për një biletë kualifikuese.

Të hënën, më 7 nëntor, në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon (Zvicër) do të hidhet shorti për fazën e 1/16-ave të Champions League. Gjithashtu, duhet theksuar, se dy ndeshjet eliminatore që korrespondojnë me fazën e 1/16-ave do të luhen më 14/15 dhe 21/22 shkurt ndeshjet e para, ndërsa zgjidhja do të jetë më 8/7 dhe 14/15 mars 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll