Sport

“Kam kryer tri operacione për kancerin e lëkurës!” Deklarata e bujshme e Manuel Neuer, portieri rrezikon Botërorin me Gjermaninë

Deklarata e Manuel Neuer po bën zhurmë në mediat sportive. Portieri i kombëtares gjermane ka zbuluar problemin e e tij shëndetësor në një video në Instagram.

2 Nëntor 2022, 13:12 Nga DOSJA

“Kam kryer tri operacione për kancerin e lëkurës!”

GJERMANI- Deklarata e Manuel Neuer po bën zhurmë në mediat sportive. Portieri i kombëtares gjermane ka zbuluar problemin e e tij shëndetësor në një video në Instagram. “Tashmë jam operuar tre herë”, nënvizoi portieri i cili ka qenë jashtë që nga tetori i kaluar me një problem me shpatullën. Lojtari i Bayern Munich rrëfeu më pas se prej disa kohësh po lufton me kancerin e lëkurës.

“UnëStërvitem jashtë gjatë gjithë kohës dhe gjithashtu më pëlqen ta kaloj kohën time të lirë në natyrë”. Për këtë arsye unë nuk mund të bëj kompromis dhe nuk mund të ul vigjilencën time përsa i përket mbrojtjes nga dielli”.

Pak javë më parë, portieri i Bayern Munich u shfaq në qendrën sportive me një njollë të dukshme në fytyrë, pa dhënë shpjegime të veçanta. Zbulimi i bërë në orët e fundit mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Katarit. Por trajneri i Bayern Munichut ka qetësuar mjedisin në orët e fundit: Nagelsmann ka lënë të kuptohet se Manuel Neuer mund të kthehet në fushë që në ndeshjen e ardhshme të Bundesligës kundër Hertha-s.

E.Ç (Dosja.al)

manuel neuer bayern munich

Sondazh

Poll