Sport

Pas mëse katër vitesh burg, Luciano Cabral lirohet me kusht! Argentinos Juniors i hap dyert edhe pse ishte dënuar për vrasje...

Ish-klubi e mirëpret lojtari, i cili edhe ka kryer stërvitjen e tij të parë

2 Nëntor 2022, 14:36 Nga DOSJA

Pas mëse katër vitesh burg, Luciano Cabral lirohet me kusht!

ARGJENTINE - Argentinos Juniors vendosi të rihapë dyert për Luciano Cabral, i cili u lirua me kusht, pasi kaloi më shumë se katër vjet në burg për vrasje. Klubi e mirëpriti atë në rrjetet e tij sociale teksa ka shkruar: “Dita e parë në shtëpi!”, ndërsa futbollisti ka nisur stërvitjen në mënyrë private në qendrën e futbollit profesional “Sergio Daniel Batista”, ku do të qëndrojë.

Luciano Cabral u dënua në qershor 2018 me nëntë vjet burg, si bashkëautor në vrasjen e Joan Villegas, në orët e para të Vitit të Ri 2017. Babai i tij, José Cabral, pranoi se ai ishte autori i krimit dhe u dënua me 16 vjet burg. Pas një shqyrtimi të çështjes nga gjykata, futbollisti u lirua me kusht, ndërkohë që drejtuesit e klubit Argentinos Juniors e kanë pritur lojtarin, i cili në të ardhmen mund të rikthehet në fushën e gjelbërt.

27-vjeçari ishte i burgosur në burgun La Colonia në Mendoza, një institucion “gjysmë i mbyllur” dhe gjatë qëndrimit atje ai merrej me bujqësi dhe me atë që paguhej, ndihmonte financiarisht familjen. Përveç kësaj, ai stërvitej rregullisht, gjë që i lejoi atij një zhvillim të favorshëm të shëndetit të tij për të rifilluar praktikën në institucionin e futbollit.

Pas mëse katër vitesh burg, Luciano Cabral lirohet me kusht!

Vrasja e Joan Villegas… Krimi ndodhi në të gdhirë të Vitit të Ri 2017 pas një sherri, futbollisti i ri u vetëdorëzua tri ditë më vonë në komisariat dhe, ndonëse pranoi se kishte bërë debat me burrin, mohoi të ishte vrasësi gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, dhe përkundër faktit se babai i tij, José Cabral, pranoi se ishte autori i krimit, drejtësia vendosi, që Luciano ishte "bashkautor i vrasjes së thjeshtë" dhe për këtë arsye, ai u dënua me nëntë vite burg. Pasi kaloi katër vjet në një burg "gjysmë të mbyllur" në Mendoza, drejtësia vendosi ta lirojë me kusht dhe pak ditë pas vendimit, 27-vjeçari u prit në Argentinos Juniors.

Në klub, Cabral arriti promovimin me skuadrën e drejtuar nga Juan Román Riquelme, ndërsa, kur u krye vrasja, ai luante për Atlético Paranaense në Brazil. "Unë nuk jam vrasës, nuk kam vrarë njeri, dua vetëm të luaj futboll. Dhe nëse më japin lirinë nuk do të shpëtoj",- ishte shprehur Cabral kur u arrestua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll