Sport

Benjamin Pavard u arrestuar për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, trajneri Nagelsmann: "Ai e pranoi gabimin e tij"

Pas fitores së skuadrës së tij ndaj Interit, të martën në Champions League (2-0), trajneri i Bayern Munichut, i është rikthyer “gabimit” të kampionit francez.

2 Nëntor 2022, 13:20 Nga DOSJA

Benjamin Pavard u arrestuar për drejtimin e makinës në gjendje

GJERMANI - Pavarësisht golit të Benjamin Pavard (32’) të martën, në fitoren e Bayern Munichut kundër Interit në Champions League (2-0), për probleme ekstrasportive të lojtarit francez, trajneri i tij Julian Nagelsmann, u pyet nga gazetarët. 

I arrestuar gjashtë javë më parë për drejtim makinës në gjendje të dehur, tekniku gjerman u shpreh se kampioni i botës "e kuptoi gabimin e tij", duke siguruar se ajo ishte një histori tashmë e mbyllur.

Nagelsmann u shpreh i kënaqur që francezi "shënoi një gol të rëndësishëm gjatë një dite që nuk ishte e lehtë". Informacioni në lidhje me arrestimin e tij, duke çuar veçanërisht në heqjen e patentës së tij për të paktën një muaj, u zbulua nga ‘Bild’ gjatë ditës së martë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll