2 Nëntor 2022, 15:28
Nga DOSJA

TIRANE - Java e 11-të e Abissnet Superiores ka startuar me dy takime: Në ‘Adush Muça’ skuadra e Bylisit priti Teutën, ndërsa në ‘Niko Dovana’ Erzeni është përballuar me Kastriotin. Për rastësi, të dyja takimet kanë përfunduar në barazim, 0-0 në Ballsh dhe 1-1 në Durrrës, ku rivalët, megjithë përpjekjet në përfundim kanë ndarë nga 1 pikë.
Në ‘Adush Muça’ u zhvilluar një ndeshje me shumë raste për gol dhe me pretendime për penallti nga të dyja krahët, por për gjyqtarin Eldorjan Hamitin, rastet nuk ishin për një ndëshkim të tillë. Teuta pas minutës së 84-t ka luajtur me dhjetë lojtarë, pasi qendërmbrojtësi Artan Jazxhi ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë fushën e lojës blertë.
Përpjekjet e Bylisit për ta fituar ndeshjen nuk u konkretizuan, jo vetëm se ishin të vona, por edhe se portieri Qirko e mbrojti mirë portën e tij. Pas këtij takimi, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta e Bledi Shkëmbit mbetet sërish në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara.
Tepër i luftuar dueli mes Erzenit dhe Kastritoit, i luajtur në “Niko Dovana”. Sfida nisi mjaft mirë për krutanët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 7-të me Grecën. Më pas ishin shijakasit të cilët tentuan të gjenin golin dhe këtë e bën vetëm në pjesën e dytë në minutën e 56-të me Nonaton. Në vijim, kërkoi më tepër për të kaluar në avantazh, por Kastrioti u mbrojt mire dhe ishte i rrezikshëm në kundërsulm. Përfundimi 1-1, Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e gjashtë me 14 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Nëntor 2022, 14:36
ARGJENTINE - Argentinos Juniors vendosi të rihapë dyert për Luciano Cabral, i cili u lirua me kusht, pasi kaloi më shumë se kat&...
Sport
2 Nëntor 2022, 14:14
SPANJE - Më 2 nëntor 2005, argjentinasi shënoi golin e tij të parë në Champions League me fanelën e FC Barcelon&e...
Sport
2 Nëntor 2022, 13:49
ZVICER - Dhe pak dhe do të dihet, se cilat janë skuadrat që do të luajnë në 1/16 e këtij edicioni të Champions League....
Sport
2 Nëntor 2022, 13:20
GJERMANI - Pavarësisht golit të Benjamin Pavard (32’) të martën, në fitoren e Bayern Munichut kundër Interit n&e...
Sport
2 Nëntor 2022, 13:12
GJERMANI- Deklarata e Manuel Neuer po bën zhurmë në mediat sportive. Portieri i kombëtares gjermane ka zbuluar problemin e e tij shën...
Sport
2 Nëntor 2022, 13:03
DANIMARKË- Bashkëshortet apo të dashurat do të qëndrojnë në shtëpi. Danimarka ka bërë të ditur se vet&e...
Sport
2 Nëntor 2022, 12:49
SKOCI-Ndoshta askush nuk do ta priste një Champions League të luajtur në këtë mënyrë nga Rangers. Skuadra drejtuar nga Giov...
Sport
2 Nëntor 2022, 12:42
ITALI-Bayern Munich mposhti 2-0 Interin, në raundin e fundit të grupeve të Champions League duke qenë skuadra e vetme që merr pik&eum...
Sport
2 Nëntor 2022, 12:06
SPANJE - Superkompjuteri i ‘FiveThirtyEight’ parashikon çdo javë shanset për t'u bërë kampion për &...
Sport
2 Nëntor 2022, 11:55
TIRANE - Zef Kovaçi, denoncon heqjen e emrit të tij, si trajner i Erkand Qerimajn dhe për rrjedhojë, nuk ka marrë shpërblimin ...