Sport

Jo bashkëshorteve dhe të dashurave në grumbullim, Danimarka nuk i do në Katar për një arsye të veçantë!

Bashkëshortet apo të dashurat do të qëndrojnë në shtëpi. Danimarka ka bërë të ditur se vetëm lojtarët, anëtarët e stafit stërvitor dhe delegacioni skandinav do të shkojnë në Katar për Kupën e Botës.

2 Nëntor 2022, 13:03 Nga DOSJA

Jo bashkëshorteve dhe të dashurave në grumbullim, Danimarka nuk i

DANIMARKË- Bashkëshortet apo të dashurat do të qëndrojnë në shtëpi. Danimarka ka bërë të ditur se vetëm lojtarët, anëtarët e stafit stërvitor dhe delegacioni skandinav do të shkojnë në Katar për Kupën e Botës. Ky është vendimi i Federatës së Futbollit. Përfaqësuesja e Danimarkës do të jetë në fushë pa emër apo logo të sponsorit teknik në uniforma, si dhe një uniformë e tretë totale e zezë në shenjë zie për vdekjet mbi të cilat shpesh ka rënë heshtja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

Një vendim që tërboi organizatorët e eventit. Në një postim në rrjetet sociale,  federata daneze ka bërë një hap më tej, duke lënë në shtëpi partneret e lojtarëve. Motivacioni? Minimizon udhëtimet në Katar: "Ne nuk duam të kontribuojmë në nxitjen e fitimeve për vendin arab - thuhet në deklaratën e DBU -. Për këtë arsye ne kemi kufizuar udhëtimet tona të planifikuara sa më shumë që të jetë e mundur. Në turnetë e mëparshëm, bashkëshortet dhe të dashurat e lojtarëve kanë udhëtuar rregullisht, këtë herë ne e kemi anuluar opsionin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pierre-Emile Højbjerg (@hojbjerg23)

Ditët e fundit kanë qenë gazetat angleze ato që kanë kthyer në qendër të vëmendjes partneren/gratë e lojtarëve, por për arsye të ndryshme. Referenca ishte për gjendjen e grave dhe për legjislacionin sipas të cilit, në rast të një raportimi për abuzim seksual ose sulm, është viktima ajo që është në rrezik. Çfarë do të thotë? E thënë thjesht, 'faji' është i atyre që kanë vuajtur përdhunimin, jo i atyre që e kanë kryer atë. The Sun përmendi shembullin rrëqethës të një gruaje holandeze 22-vjeçare, e cila, pavarësisht se u drogua dhe më pas u përdhunua, u dënua me një vit burg.

E.Ç (Dosja.al)

danimarka kupa e botes

Sondazh

Poll