Politike

“Dua këtë pallat”/ Këlliçi tregon si do të reagonte ndaj ‘kërkesës’ së Shkëlzen Berishës

Ai tha se nuk do të lejojë të influencohet nga askush. 

31 Tetor 2022, 22:45 Nga F.M
“Dua këtë pallat”/ Këlliçi tregon si do
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi thotë se është totalisht i bindur për të mos lejuar asnjë metër katror të ndërtuar pa leje, nëse arrin të bëhet kryetari i Bashkisë Tiranë. I ftuar në ‘TPZ’, Këlliçi u pyet nga Ylli Rakipi se ç’do të bënte nëse djali i Berishës do t’i kërkonte një pallat dhe tha se nuk do të lejojë të influencohet nga askush. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: E zëmë se fitove ti. Dy “baballarët”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, shumë njerëz mendojnë se këta të dy, do të jenë kryetarët e Bashkisë në hije. Ti çfarë ju thua qytetarëve?

Belind Këlliçi: Pronarë të Tiranës do të jenë qytetarët. Unë kam një fytyrë, si kur vij këtu, si kur dal në rrugë, si kur shkoj para familjes time, si kur shkoj te ata njerëz që më njohin të gjithë jetën. Nëse zgjidhet Belind Këllici, kryetar i Bashkisë së Tiranës do të jetë Belind Këlliçi.

Ylli Rakipi: Si do bësh ti, sikur Berisha apo Meta, apo Shkëlzeni vjen edhe thotë dua këtë pallat. Siç ndahen gjërat këtu,kullat... Ti si do të bësh në këto raste?

Belind Këlliçi: Jam i vendosur, të mos lejoj asnjë ndërtim asnjë metër katror, as në park, as në toka shtetërore, apo edhe lulishtet për ti kthyer në pallate. Është vendim i imi i prerë.

belind këlliçi ylli rakipi

Sondazh

Poll